Durrës, Dako mbjell palmën e 1000
“Opozita dezinformon për çmimin”

Durrës, Dako mbjell palmën e 1000<br />“Opozita dezinformon për çmimin”
DURRËS- Nga sot në mëngjes qyteti i Durrësit numëron plot 1000 rrënjë palma të mbjella në territorin e tij. Palma e fundit u mboll pranë mureve të Kalasë antike në rrugën që të shpie te amfiteatri i këtij qyteti. Me këtë rast kryebashkiaku Vangjush Dako u takua me banorë të lagjes nr 1 të qytetit të Durrësit.

Në takim ai sqaroi të pranishmit lidhur me Projektin e mbjelljes së palmave në disa rrugë dhe sheshe të qytetit si dhe me vlerën reale të tyre.Më parë opozita e kishte akuzuar Dakon se kishte blerë palma me cmime marramendëse

"Na akuzojnë se kemi mbjellë shumë palma.Ju jeni përfitues të mbjelljes së palmave, por nga ana tjetër ju jeni dëshmitarë se që në vitet '70,shëtitorja nga Vollga deri te Muzeu Arkeologjik ka qenë e mbjllë me palma dhe ne kemi vazhduar traditën e mirë".- tha Dako.

Ndërsa lidhur me vlerën e palmave ai shtoi “Nga ana tjetër desha të sqaroj qytetarët e Durrësit për akuzat ë opozitës lidhur me çmimin e palmave të blera. Në rrugën e plazhit janë mbjellë 336 rrënjë palma. Vlera e një palme është 31 mijë lekë me TVSH dhe jo 5 mijë euro apo 7 mijë euro sikurse thotë opozita .Akuzat janë fjalë dashakeqe që i shërbejnë dezinformimit të opinionit publik".-tha Vangjush Dako.

Më pas kryebashkiaku i Durrësit i cili kërkon mandatin e tretë shpalosi vizionin për zhvillimin e kësaj lagjeje me vlera të mëdha muzeale si dhe për qytetin e Durrësit.
 Banorët e kësaj zone janë përfitues të dy projekteve të rinj sikurse janë sheshi LIRIA dhe sheshi në fund të shëtitores Taulantia buzë detit që quhet ndryshe edhe Cape Square.

“Kjo është lagjja më e vjetër e qytetit të Durrësit. Kushdo që vjen të vizitojë Durrësin,vendas apo i huaj,do të kalojë nëpër rrugët e saj,pranë mureve të kalasë antike si dhe në këto sheshe. Duke e parë nga ky këndvështrim kemi realizuar disa investime shumë të rëndësishme të cilat synojnë të mbajnë gjallë këtë zonë si dhe për ti dhënë mundësi biznesit që të zhvillohet sa më shumë"- tha Dako

Në takimin e sotëm mori pjesë edhe deputeti i qarkut të Durrësit Blendi Klosi.

Në fjalën e tij Klosi tha se Durrësi përbën një nga pikat kryesore të turizmit në vend. Sipas Klosit ka qenë Vangjush Dako që me punën e tij i ka dhënë zgjidhje shumë problemeve që ka pasur qyteti.

"Vangjush Dako ka ditur t’i japë zgjidhje problemeve të shumta të qytetit. Kjo jo vetëm nga profesioni i tij si inxhinier ndërtimi por edhe nga një aftësi e tij brendshme e tij si urbanist. Ai ka gjetur hapësira të reja publike për zhvillimin e qytetit".- the deputeti Blendi Klosi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve