Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), 55-vjeçar i cili rezulton i dënuar në Itali me 25 vjet e 8 muaj për trafik lëndësh narkotike është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimi në shtetin italian.

Kanakçiu (Kodakçiu),  i cili banonte në lagjen nr. 13 të qytetit ishte i shpallur në kërim ndërkombëtar pasi gjykata e Perugia-s e kishte dënuar 55-vjeçarin me 25 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.