Durrës dhe Krujë, organizojnë dasma, gjobiten 5 pronarë me 1mln lekë dhe mbyllje të lokaleve për 6 muaj

 Durrës dhe Krujë, organizojnë dasma, gjobiten 5 pronarë me 1mln lekë dhe mbyllje të  lokaleve për 6 muaj

foto ilustruese

Ditën e sotme janë gjobitur 5 pronarë lokalesh me vlerën 1.000.000 lekë të reja dhe 6 muaj mbyllje të lokalit.

Sipas policisë  së Durrësit  4 pronarë  lokalesh në Krujë dhe 1 në Durrës  kanë marrë përsipër rrezikun për të  organizuar dasma duke rënë kështu në kundërshtim me aktin normativ, për pasojë janë gjobitur me 1.000.000 lekë të reja dhe me mbyllje të lokaleve.

U është vendosur 1.000.000 lekë gjobë si dhe mbyllje aktiviteti për një periudhë 6-mujore, lokalit me administrator B. M., dhe  pronarit me iniciale F.Gj., banues në fshatin Derven, Krujë pasi kishin organizuar dasma në mënyrë të përsëritur duke rënë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Ndërsa për lokalet me pronare Xh. B., banues në Thumanë, Krujë,  me administrato D. T., banues në Derven, Krujë, dhe  lokalit me pronar  A. B. banues në Arapaj, Durrës, shërbimet e Policisë u kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi kishin organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ,

Policia u bën thirrje pronarëve të lokaleve që të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja