DURRËS - Katër persona janë arrestuar nga policia vjedhjen e një shume parash nga biznesi dhe rrahjen e rojes së sigurisë të këtij subjekti.
Në pranga kanë rënë shtetasit H. Q., 21 vjeç, banues në Manzë, M. K., 27 vjeç, B. S., 23 vjeç dhe M. B., 17 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës. Gjithashtu u shpall në kërkim një 26-vjeçar me iniciale K. R. banues në Jubë, Durrës.
Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë dhunuar rojën e një subjekti privat, 49-vjeçarin me iniciale B. C., 49 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës, janë futur në ambientet e brendshme dhe kanë vjedhur rreth 50.000 lekë dhe një furgon tip "Benz" që ishte në pronësi të subjektit.
Ky mjet është gjetur i braktisur në fshatin Perlat dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Vjedhja me dhunë" e kryer në bashkëpunim.