DURRES- Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin bregdetar, pas një defekti teknik. Ngjarja ka ndodhur në rrugën paralel me Portin në lagjen nr. 4, ndërsa makina e djegur është tip BMW X5. Makina i përket punonjësit të bashkisë Adrian Gurra me detyrë drejtor i Arsimit dhe Kulturës në bashkinë e Durrësit.

Makina ka qenë e parkuar në momentin që është përfshirë nga flakët. Pas sinjalizimit, policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por makina është shkrumbuar plotësisht. Pas ngjarjes Adrian Gurra është në marrë në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa ka thënë që nuk ka asnjë lloj konflikti.

Policia njofton se në bazë të aktit të ekspertimit ka rezultuar se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik në automjet, pasi fshirësja e pasme ka ngel takuar.