Durrës/ Plagosje me thikë në lagjen nr.4! Kapen dy vëllezërit, 32 vjeçari dërgohet në spital (EMRAT)

Durrës/ Plagosje me thikë në lagjen nr.4! Kapen dy vëllezërit, 32 vjeçari dërgohet në spital (EMRAT)

Foto ilustruese

DURRËS - Policia ka kapur dhe shoqëruar në komisariat dy vëllezër në Durrës, pasi plagosën me thikë në një konflikt të çastit një shtetas 32 vjeçar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në ora 18:45 në lagjen nr.4 të Durrësit, ku siç dyshohet pas një konflikti të çastit Eno Gega, 36 vjeç dhe Ivo Gega, 33 vjeç plagosën me thikë Gentian Bajramin, 32 vjeç. Ky i fundit është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia bëri të mundur ndërhyrjen në kohën e duhur dhe bëri të mundur shoqërimin e dy vëllezërve në komisariat. 

'Rreth orës 18:45, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, dyshohet për motive të dobëta, shtetasit E.G, 36 vjeç dhe I. G. 33 vjeç, (vëllezër) kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 32 vjeç. 

Ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat, të dy vëllezërve për veprime të mëtejshme procedurale.
32-vjeçari është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.', njofton policia.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protestat kundër Izraelit dhe NATO-s në Montreal, kryeministri Trudeau dënon dhunën

Protestat kundër Izraelit dhe NATO-s në Montreal, kryeministri Trudeau dënon dhunën