Durrës- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (19 janar) në zonën e ish-Kënetës, ku dy mjete tip “Wolksvagen Golf” janë përplasur me njëri-tjetrin, me pasojë 3 të plagosur.
Njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanal nga përplasja e fuqishme. Aksidenti mund të kishte rezultuar fatal, por fatmirësisht ka kaluar pa pasoja në njerëz, pasi në mjetin që përfundoi në kanal ndodheshin edhe dy të mitur.
Policia informoi se 3 pasagjerët janë transportuar në spital, por ndodhen të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Rreth orës 17:40, në lagjen nr. 17/1 Durrës, automjeti me drejtues A. K, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Z, ku si pasojë e përplasjes automjeti me drejtues shtetasin A. Z, ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën tre shtetas, pasagjerë në këto mjete, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia vendore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.