Dyshohet se u përfituan nga krimi, sekuestrohen pasuri me vlerë 50 mln lekë në Durrës! Në pronësi të Muhamed Fallit, i dënuar për drogë në Itali

Dyshohet se u përfituan nga krimi, sekuestrohen pasuri me vlerë 50 mln lekë në Durrës! Në pronësi të Muhamed Fallit, i dënuar për drogë në Itali

Muhamed Falli

Një pasuri me vlerë rreth 50 milionë lekë në pronësi të Muhamed Fallit është sekuestruar nga prokuroria e Durrësit, pasi dyshohet se ishte përftuar nga paratë e krimit. Sipas prokurorisë rezulton se Muhamed Falli ka qenë i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.

Pasuritë e paluajtshme që janë vendosur në sekuestro ndodhen në rrugën “Taulantia”, në Shkozet, në Golem si dhe janë sekuestruar po ashtu edhe disa llogari bankare në emër të Muhamed Fallit dhe të afërmve të tij dhe kapin vlerën rreth 50 mln lekë.

Konkretisht janë sekuestruar: Pasuria e paluajtshme me sipërfaqe 133m2, Zonë kadastrale 8512, me vendndodhje rruga Taulantia Durrës, në emër të shtetases K.F.
Pasuria me sipërfaqe 492m2, Zonë Kadastrale 8515, me vendndodhje në lagjen nr.14 Shkozet, Durrës, në emër të shtetasit Muhamed Falli.
Pasuria me sip 165m2, Zonë Kadastrale 3385, me vendndodhje Golem, Kavajë, në emër të shtetasit Muhamed Falli.
Pasuria objekt informal, ndërtesë 3-katëshe në proces legalizimi, e vendosur mbi sipërfaqen e truallit 498 m2 në emër të shtetasit Muhamed Fallit
Si dhe disa llogari bankare në emër të subjektit Muhamed Fallit, e të afërmve të tij.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në zbatim të prioriteve për konfiskimin e çdo pasurie që buron nga veprimtaria e paligjshme sipas parashikimeve të ligjit “Antimafia”, vazhdon hetimet me qëllim identifikimin e pasurive të tjera mbi të cilat mund të procedohet sipas parashikimeve të këtij ligji.

Kush është Muhamed Falli
Muhamed Falli është dënuar në Itali për trafik droge, pasi në vitin 2015 është kapur duke shitur kokainë nëpër lokalet e natës në Itali. Ai u arrestua bashkë me një italian tjetër dhe sipas mediave menaxhonin një lokal në Itali. Në total u sekuestruan rreth 18 gramë kokainë dhe 50 gramë hashash.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:31
Iu sekuestruan 50 mln lekë pasuri në Durrës, kush është Muhamed Falli, i dënuar për drogë në Itali

1674480511_6412811c497643a7b04f2b72131a4dca.jpg

Rreth 50 mln lekë pasuri është sekuestruar nga prokuroria e Durrësit e cila ishte në emër të Muhamed Fallit. Muhamed Falli është dënuar në Itali për trafik droge, pasi në vitin 2015 është kapur duke shitur kokainë nëpër lokalet e natës në Itali. Ai u arrestua bashkë me një italian tjetër dhe sipas mediave menaxhonin një lokal në Itali. Në total u sekuestruan rreth 18 gramë kokainë dhe 50 gramë hashash.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Kurti quajti 'kërmijë dhe lepuj' Prokurorinë Speciale! Ish-diplomati në Report Tv: Deklarime të tilla do i kushtojnë, kryeministri nuk e ka imunitet arrestimin

Kurti quajti 'kërmijë dhe lepuj' Prokurorinë Speciale! Ish-diplomati në Report Tv: Deklarime të tilla do i kushtojnë, kryeministri nuk e ka imunitet arrestimin