Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar në Durrës, i cili akuzohet për një sërë vjedhjesh në qytetin bregdetar. I riu vidhte vegla pune, elektromotore, trapano, në banesa, kantiere ndërtimi e dyqane.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Several", gjatë të cilit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga Gentjan Hasa, 33 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit në banesën e Hasës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash (euro dhe lekë), vegla pune, një mjet prerës (thikë) dhe një shkop bejsbolli.
“Ky shtetas dyshohet se: më datë 29.08.2024, ka vjedhur vegla pune në një pallat në ndërtim, në lagjen nr. 1; -më datë 11.10.2024, ka vjedhur kabllo elektrike, në një kantier ndërtimi, në lagjen nr. 4; -më datë 17.10.2024, ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore), në një market në lagjen nr. 1; -më datë 20.10.2024, ka vjedhur vegla pune në një banesë, në lagjen nr.17/1. Gjithshtu, ky shtetas dyshohet se më datë 27.10.2024, në lagjen nr. 17/1, është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. T”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Makina shpërthen në flakë në Marikaj (VIDEO)
4 Shkurt, 20:50
-
Dëshmia në hetuesi, e ish-zv.drejtorit të Sigurimit: Sjelljet e pahijshme në Durrës të nuses së Mehmet Shehut dhe takimet e dyshimta me të huajt
4 Shkurt, 20:45
-
SPAK mbyll dosjen dhe çon për gjykim ish-shefin e Antidrogës në Durrës, Gazmir Preçi! I vuri gjobë 10 000 euro një biznesi
4 Shkurt, 11:43
-
Përmbytjet në Durrës, Prefekti për Report Tv: Shkak bllokimi i kanaleve nga mbetjet urbane! Bilanci: 440 familje të përmbytura, 31 u evakuuan
3 Shkurt, 11:12
-
Sulmi me armë në Malësi të Madhe, njëri prej autorëve nipi i 'Kumbarit' të Shkodrës! U ekzekutua në 2021 me breshëri kallashnikovi
3 Shkurt, 09:39
-
Përmbytjet në Durrës: PD: Kallëzim penal në SPAK zv/kryeministres Balluku dhe kryebashkiakes Sako, u shpërdoruan fondet! Dëmi i shkaktuar 10 mln euro
2 Shkurt, 15:40
-
Të shtënat në Malësi të Madhe/ Dy të rinjtë shkuan për të vjedhur, u kapën ‘mat’ nga 3 vëllezërit! Qëlluan me armë në ajër, shpallen në kërkim (EMRAT)
2 Shkurt, 13:19
-
Tentuan të vidhnin sende me vlerë në kishën e Ksamilit dhe dhunuan rojën, në pranga dy hajdutët ‘serialë’! Grabitën edhe banesa në Finiq
2 Shkurt, 12:21
-
Durrës/ Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore në gjendje të dehur, arrestohet shoferi
2 Shkurt, 11:39
-
Përmbytjet në Durrës prekin edhe burgun, 40 të paraburgosur zhvendosen në qelitë e Fushë Krujës
1 Shkurt, 18:20
-
Vendoset eksploziv jashtë banesës së një 51-vjeçari në Nikël! Lënda nuk ka shpërthyer, sekuestrohet nga policia
1 Shkurt, 17:19
-
VIDEO/ Tension në ‘Niko Dovana’, tifozët e Tiranës dhe AF Elbasanit tentojnë përplasjen fizike! Ndërhyn policia
1 Shkurt, 16:54