Baritoni nga Azerbajxhani Mahir Taghizade është fituesi i edicionit të dytë të Masterclass-it “Durrës Opera Art of Singing”.
Juria ndërkombëtare e përbërë nga emrave më të njohur të skenës operistike, si sopranoja e famshme Inva Mula, pianisti britanik Richard Valentin Barker, baritoni Federico Longhi vlerësuan në natën finale 11 konkurente, që vinin nga 11 shtete të ndryshme.
Për drejtuesin artistik dhe themeluesin e DOA-s, baritonin durrsak Gëzim Myshketa, edicioni i dytë dëshmoi një interes të lartë të kandidatëve për t'u bërë pjesë e 4 ditëve të masterclass-ve.
Mes emrave të vlerësuar nga juria spikati, Blerta Zhegu, e cila rrëmbeu çmimin e publikut si dhe çmimin "Aleksandër Moisiu".
Projekti i iniciuar nga baritoni Myshketa synon ta kthejë qytetin në një pikë referimi për formimin e këngëtarëve lirikë dhe të krijojë një Festival Ndërkombëtar Veror të Operës.
Në natën finale të DOA-s një çmim i veçantë ishte rezervuar edhe për baritonin Gëzim Myshketa, i cili u vlerësua nga Universiteti i Durresit me çmimin "Ambasador i Universitetit".
Komente









