Durrës,fals alarmi për bombë në
derën e shkollës ‘Naim Frashëri’     

Durrës,fals alarmi për bombë në<br />derën e shkollës ‘Naim Frashëri’ 

 

 
DURRES – Një tjetër alarm për bombë në shkollën e mesme “Naim Frashëri” ka vënë në lëvizje forcat e policisë në qytetin e Durrësit, ku pas dy orë ankthi verifikimet e forcave xheniere ka rezultuar fals alarmi.

Në orët e para të mëngjesit, është raportuar për një alarm për bombë në sallën operative të komisariatit të policisë së Durrësit. Kanë qenë roja i shkollës dhe mësuesit të cilët kanë vënë re një pako të dyshimtë me celular sipër në derën kryesore të gjimnazit “Naim Frashëri” duke njoftuar policinë.

Alarmi për bombë është raportuar përpara se të fillonte orari mësimor, teksa uniformat blu kanë bërë rrethimin e zonës duke krijuar edhe perimetrin e sigurisë, teksa janë mbatjur larg shkollës nxënësit dhe mësuesit, të cilët hanë përfshirë nga paniku. 

Policia ka lajmëruar për ngjarjen forcat antieksploziv të Tiranës të cilat mbërritën dhe nisën ekzaminimin e pakos së dyshimtë. Nga verifikimet e kryera nga forcat xheniere rezultoi se alarmi ashtu si edhe në rastet e tjera të kohëve të fundit të të jetë fals dhe se pakoja ishte bosh, ndërsa këtë radhë nuk është dashur të bëhet shpërthim i kontrolluar.

Kjo është hera e dytë brenda kësaj jave që një alarm për bombë raportohet në një shkollë në qytetin bregdetar. Rasti i parë në shkollën profesionale të gastronomisë “Hysen Çela” po ashtu rezultoi alarm fals. 


Ora 09:20 Reluzton fals alarmi per bombe
Ka rezultuar fals alarmi per bombe ne hyrjen e gjimnazit "Naim Frasheri". Forcat xheniere kane bere ekzaminimin e pakos se dyshimte e cila nga kontrollet e ushtruara ka rezultuar se eshte fals.

durres alarm

Ora 08:48 Mbërrijnë forcat xheniere, pritet të ekzaminohet pakoja
Forcat xheniere kanë mbërritur nga kryeqyteti për të asistuar dhe bërë të mundur verifikimin e pakos së dyshimtë në derën kryesore të gjimnazit “Naim Frashëri”. Pritet të nisë puna për ekzaminimin e pakos.

durres alarm
durres alarm

Lajm në përditësim

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë