DURRES - Atmosfera e festave të fundvitit ka nisur të ndjehet në qytetin bregdetar të Durrësit dhe këtë e bën më të ndjeshme ardhja e emigranteve për të kaluar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri pranë familjeve të tyre. Vetëm sot paradite në portin e Durrësit mbërritën 5 tragete prej të cilëve zbarkuan 5 mijë udhëtarë, ndërkohë që pasdite priten edhe 3 tragete të tjerë që do të sjellin 3 mijë pasagjerë duke e çuar në 8 mijë numrin e tyre.
Ndërkohë për të përballuar këtë fluks udhëtarësh policia kufitare dhe dogana kanë marrë masa dhe po punojnë me kapacitet të plotë, që do të thotë me 30 sportele.
Nga ana e tyre kompanitë e lundrimit kanë dyfishuar numrin e trageteve gjatë fundjavave, çka do të thotë që ato sapo të përfundojnë përpunimin do të nisen menjëherë për lundrim për të marrë udhëtarët e tjerë që presin në portet italiane.
“Ka rinisur nga dita e djeshme fluksi i ardhjes të emigrantëve nga Italia për në Atdhe dhe kompania jonë ka marrë masa duke rritur numrin e trageteve. Ne kemi vendosur 5 tragete në linjën ku ne operojmë, tre janë në linjën e Barit, dy janë në Ancona dhe në Trieste”., thotë Bernard Reso Drejtori i Kompanisë së Lundrimit “Adria Ferries”.
Sakaq ka mjaft shqiptarë që do t’i kalojnë festat jashtë vendit, teksa vetëm mbrëmjen e djeshme udhëtuan në drejtim të Italisë 700 udhëtarë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO