Durrës, fluks për pagesën e faturave
të ujit, hapen edhe 4 sportele të reja

DURRES- Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës ka hapur ditën e sotme katër sportele të reja për të përballuar fluksin e qytetarëve që kërkojnë të paguajnë faturat e ujit të pijshëm. Aktualisht në sektorin e Shërbimit të Klientit që gjendet pranë zyrave qendrore të UKD-së, gjenden pesë sportele për pagimin e faturave, nga dy që kanë qenë më parë. Sporteli i katërt është hapur tek zyrat e kujdesit të klientit e OSHEE-së përballë Portit të Durrësit.
 
Prej disa ditësh janë vënë re radhë qytetarësh që kërkojnë të paguajnë faturat e ujit të pijshëm.
 
Përgjegjësja e sektorit të financës pranë UKD-së, Stela Nenada, është shprehur se përveç sporteleve të reja që janë hapur sot nga kjo drejtori, qytetarët që kanë fatura të papaguara mund t’i paguajnë ato në çdo zyrë postare, në degët e bankave të nivelit të dytë, si dhe tek zyrat që UKD ka në rrugën “Kumini”, si dhe zyra pranë Elektrikut në lagjen nr 4.
 
Fluksi i qytetarëve ka nisur menjëherë pas paralajmërimeve për nisjen e aksionit për ndërprerjen e ujit të pijshëm për abonentët debitorë si dhe arrestimin e atyre që kanë bërë ndërhyrje të kundërligjshme në rrjet.
 
Aksioni në fjalë do të nisë në muajin janar të vitit të ardhshëm me mbështetjen e policisë së rendit dhe strukturave të tjera të shtetit.
 
Drejtoria e UKD-së iu bën thirrje të gjithë debitorëve që të paguajnë faturat e ujit të pijshëm, pasi do të përballen me sanksione të ashpra që nga ndërprerja e furnizimit me ujë deri në kallëzime penale. UKD ka arritur që për periudhën tetor 2013-shtator 2014 të përmirësojë treguesit duke rritur arkëtimet me 21 përqind. Përmirësimi i treguesve në fjalë është arritur pa asnjë investim apo grant të drejtorisë së përgjithshme të ujësjellës kanalizime.
 
Deri tani debia e vjetër e shumës së faturave të papaguara të ujit të pijshëm ka arritur në 1 947 034 384 lek, e cila nis nga janari i vitit 2008 dhe në vazhdim. Për shkak të shumës së madhe që abonentët i detyrohen UKD-së, kjo e fundit ka vetëm për këtë vit një faturë prej 456 206 486 lek të papaguar për energjinë elektrike të konsumuar.

faturat e ujit durres
faturat e ujit durres

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

‘S’ke rrugë për Giro d’Italia’, Rama i përgjigjet komentuesit: Certifikatë e një Shqipërie të rilindur! Vite më parë ishte ëndërr me sy hapur, sot realitet

‘S’ke rrugë për Giro d’Italia’, Rama i përgjigjet komentuesit: Certifikatë e një Shqipërie të rilindur! Vite më parë ishte ëndërr me sy hapur, sot realitet