DURRËS-4 persona janë arrestuar në Durrës, pasi po përgatiteshin për të shtuar 21 kg kanabis me një prej 38.800 euro. Pas vëzhgimeve të 4 personave dhe sigurimit të provave, u zhvillua operacioni i koduar "Porositësit", ku zbuloi dhe sasia prej 21 kg kanabis gati për shitje.
Në pranga përfunduan Admir Dedja, 25 vjeç, Beart Ismailaj, 24 vjeç, Hismet Toro, 33 vjeç dhe Misim Koldashi, 55 vjeç (i shpallur në kërkim për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike), të gjithë banues në Durrës.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po tentonin të shisnin, kundrejt shumës 38.800 euro, rreth 21 kg kanabis, e cila u gjet në garazhin e banesës së shtetasit Misim Koldashi dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, në vijim të kontrolleve, në pronën e shtetasit Misim Koldashi, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të kultivuara disa bimë narkotike kanabis. .