Një 72-vjeçar është gjendur i vdekur në plazhin e Currilave në Durrës. Mësohet se i moshuari është gjetur pa shenja jete. Ende nuk është bërë përcaktimi i shkakut të vdekjes. 

Njoftimi i plotë:

Informacion paraprak

Më datë 07.07.2018, rreth orës 08:20, në lagjen Nr.1 Currila, në det është gjetur pa shenja jete shtetasi A.K. 72 vjeç, banues në Durrës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes (vdekje natyrale apo mbytje) .