DURRËS - Një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur brenda në një qeseje, është konstatuar mbrëmjen e sotme nga banorët e lagjes nr.1, në hyrje të ish-hotelit "Pameba" në pronësi të Edmond Dakos, vëllait të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Menjëherë pasi është njoftuar për qesen e dyshimtë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka rrethuar zonën dhe ka bërë evakuimin e banorëve aty pranë.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë edhe forcat xheniere të cilat kanë asgjësuar lëndën plasëse me shpërthim të kontrolluar.
"Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve",- lajmëron policia.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar shpërthimi dhe as dëme materiale në zonën përreth, pasi bëhet fjalë për një zonë të populluar. Disa vite më parë, hoteli ka qenë përdorur edhe nga forcat e Guardia di Finanza kur ishin me mision në Durrës.
Kujtojmë se më 20 maj të këtij viti një ngjarje e ngjashme ndodhi rreth 50 metra distancë nga banesa e ish-kryebashkiakut Dako në Durrës, ku u gjet 70 gramë eksploziv, e lënë në rrugë nga persona edhe sot ende të paidentifikuar dhe në rrethana të paqarta.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
53.9%
-
Jo
35.1%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 3960
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Automjeti del nga rruga dhe bie në kanal, dyshohet se shoferja 24-vjeçarja humbi kontrollin e drejtimit (VIDEO)
2 Prill, 18:09
-
Durrës/ Banorët e prekur nga TID rikthehen në protestë, bashkia: S’ka vendim për shembje të objekteve, po shqyrtohen ankesat
2 Prill, 16:16
-
Durrës/ Mbante armë pa leje në studion e tatuazheve, në pranga 44-vjeçari! Sekuestrohet 1 pistoletë, 1 kallashnikov, 1 granatë dhe fishekë (EMRI+VIDEO)
2 Prill, 12:21
-
Durrës/ Plan për ndërtimin e një kompleksi rezidencial pranë ‘Vilës së Zogut’, zona prej vitesh e ‘paprekur’
1 Prill, 22:09
-
Policia e Krujës në aksion, postoblloqe për personat në kërkim dhe ata që qarkullojnë me armë (VIDEO)
1 Prill, 21:48
-
Paketa e Maleve/ Interes i lartë për agroturizëm në Shijak! Miratohen 28 aplikime, kryebashkiaku tregon çfarë do bëhet me 26 të tjera
1 Prill, 15:59
-
U kap me pistoletë në një lokal në Fushë-Krujë, arrestohet 36-vjeçari, nën hetim pronari (EMRI + VIDEO)
1 Prill, 11:35
-
Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i gjenden në banesë 5 armë zjarri, municione e sasi kokaine (EMRI + VIDEO)
1 Prill, 08:44
-
I zhdukur prej rreth 4 vitesh, Topalli: Martinaj u pa për herë të fundit në Durrës, deklarata e fortë e të atit në GJKKO! Softa: S’është çudi të jetë gjallë, ka ndodhur me personazhe të tjera
31 Mars, 21:06
-
Nxënësit vendosin në skenë 'Tri gra dhe një burrë', 7 gjimnaze të Durrësit në garë për çmimin “Moisiu i ri”
31 Mars, 15:05
-
Aksion në Durrës kundër abuzimeve me çmimin e karburanteve, zbulohet 3 ton gaz pa faturë
30 Mars, 15:22
-
Durrës/ Tentoi të korruptonte Rrugoren pasi u kap duke lëvizur me makinë i dehur, pranga 38-vjeçarit
30 Mars, 10:47
Tani Öse gazetari ja fut me shpulla Öse ATA QE kan ber asgjesimin me shperthim te kontrolluar kan ber k..llik te modh.me SA di un Si I zanatit nuk asgjesohet explozivi me shperthim "te kontrolluar" se nuk e kontrollon dot.e ta besh Aty ne vend? Hahahah.explozivi digjet ne menyre de te mo's shkaktoj detonim.nejse reklam te bukur inpaskeni bere hahah
PërgjigjuHERES tjeter plaseni shpejt,,, te mos kete kohe per zbulim....
Përgjigju