DURRËS - Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në Durrës. Burime nga policia e qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se, është gjendur një kufomë e seksit mashkull, i paidentifikuar, në grykëderdhjen e lumit Ishëm.

Policia e Durrësit është njoftuar nga banorët për këtë ngjarje.

Uniformat blu thanë se, trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit. Nga hetimet shihet se, nuk ka shenja dhune dhe mendohet se vdekje është natyrale.

Gjithsesi policia ka nisur hetimet për të identifikuar viktimën.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)