Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën për ekstradimin e Alket Hatisë në Itali. Sipas gjykatës së Durrësit, Hatia e ka kryer dënimin 16 vite në Shqipëri për të njëjtat vepra penale. Vendimi është marrë nga gjyqtari Paulin Çera, ndërsa Hatia, që deri tani ka qenë në kërkim, lirohet nga të gjitha akuzat. Alket Hatija 44 vjeç është etiketuar nga mediat italiane si “Zot i drogës”. Ai u arrestua me 8 korrik me urdhër të Prokurorisë së rrethit Durrës pasi emri i tij u shfaq në sistemin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Urdhri i kërkimit ndërkombëtar bazohej në vendimin e datës 30 shtator 2016 të Gjykatës së Milanos, që e dënonte Hatinë me 20 vjet burg për trafik narkotikësh. Hatija ka vuajtur një dënim në Shqipëri dhe pretendon se e ka shlyer dënimin për të njëjtat fakte penale që është gjykuar edhe në Itali. Që nga 11 korriku 2017, ditë kur Hatia rifitoi lirinë nga Shkalla e Parë, ai nuk ka mundur të arrestohet më nga policia, megjithëse gjykata e Apelit Durrës, kishte caktuar masën e “arrestit në burg” për të. Çështja u rikthye për gjykim në themel, ndërsa sot u rrëzua përfundimisht.
Prokuroria: Vendimet janë të njëjta
Në kërkesën për gjykim të ekstradimit të Alket Hatisë, prokuroria e Durrësit ka konstatuar se bëhet fjalë për 15 episode të trafikut të drogës. Episode këto që sipas vetë prokurorisë së qytetit bregdetar janë të njëjta me ato episode që Hatia është dënuar dhe në Itali. “Veç pretendimeve lidhur me vendimin penal Shqiptar të dhënë ndaj këtij shtetasi, autoriteteve Italiane të Drejtësisë, ju është kërkuar edhe garanci se nëse miratohet ekstradimi, për shtetasin shqiptar Alket Hatija, mbi kërkesën e sipërcituar, procesi gjyqësor ngarkim të tijë do rishikohet.Kjo pasi hetimi dhe gjykimi i tij, nga gjykata Italiane, rezulton të jetë realizuar në mungesë”-thuhet në kërkesën për ekstradim të Hatisë. Ndër të tjera prokuroria e Durrësit shton se dy vendimet penale të marra ndaj këtij shtetasi bëjnë fjalë për episode të një fakti penal të ndodhur vërtetë në Shqipëri dhe Itali në formën e trafikimit të lëndëve narkotike, në harkun kohor prej dy vitesh 2003 dhe 2004 por është gjykata që në kuadrin e shqyrtimit të kërkesës për ekstradim të verifikojë nëse akuza e ngritur dhe shqyrtuar nga të dy gjykatat është bazauar në të njëjtat, spisode apo në episode të ndryshme të ndodhura në vitet 2003 dhe 2004.
15 episode me drogë
15 episodet e trafikut të drogës janë të njëjta, Hatija i etiketuar si “Zoti i drogës”. Alket Hatija, 44 vjeç-i etiketuar nga mediat italiane si “Zot i drogës” u arrestua me 8 korrik me urdhër të Prokurorisë së rrethit Durrës pasi emri i tij u shfaq në sistemin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Urdhri i kërkimit ndërkombëtar bazohej në vendimin e datës 30 shtator 2016 të Gjykatës së Milanos, që e dënonte Hatinë me 20 vjet burg për trafik narkotikësh. Hatija-i cili ka vuajtur një dënim në Shqipëri në vitet 2008-2014 për “trafik narkotikësh” pretendon se e ka shlyer dënimin për të njëjtat fakte penale që është gjykuar së fundmi edhe në Itali. Që nga 11 korriku 2017, ditë kur Hatia rifitoi lirinë, ai nuk ka mundur të arrestohet më nga policia, megjithëse gjykata e Apelit Durrës, ka caktuar masën e “arrestit në burg” për të. Çështja momentalisht është në pritje të gjykimit në themel, pasi autoritet italiane kanë sjellë kërkesën për ekstradimin e tij në Itali.
Pamje nga seanca e sotme ne Durres
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Barcelona 'tërmet', fiton 7-1 kundër Valencias! Sukses pas katër ndeshjeve
26 Janar, 22:57
-
VIDEOLAJM/ Shërbesë Përshpirtjeje në gjuhën shqipe në Katedralen e Athinës, klerikët shqiptarë nderojnë Kryepiskopin Anastas
26 Janar, 22:50
-
Kolumbia nuk pranoi avionët me emigrantët e dëbuar nga SHBA, reagon sekretari Rubio: Amerika nuk do gënjehet më! Jemi të angazhuar kundër emigracionit të paligjshëm
26 Janar, 22:38
-
Premier League/ Man. United rikthehet të fitojë në udhëtim, tri pikë për Brentford! Tottenham në krizë, shtatë javë pa fitore
26 Janar, 22:29
-
Kolumbia anulon uljen e dy avionëve amerikanë me emigrantë të dëbuar, hakmarrja e Trump: 25% tarifa për mallrat dhe sanksione
26 Janar, 22:16
-
Gaza/ Mijëra persona nuk lejohen të kthehen në banesa, ndalohen nga ushtria izraelite! Trump Jordanisë dhe Egjiptit: Pranoni më shumë palestinezë
26 Janar, 21:47
-
VIDEO/ E pazakontë në Francë, trajneri tërheq zvarrë futbollistin rival
26 Janar, 21:40
-
Gjermani/ Fushata zgjedhore e AfD-së shoqërohet me protesta
26 Janar, 21:37
-
Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë
26 Janar, 21:29
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
Itali/ Shqiptarit i kapen 863 mijë € cash të fshehura në dollap e makinë, vihet në pranga! Dyshohet se i përfitoi nga shitja e drogës (VIDEO)
26 Janar, 20:53
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52