DURRES - Në gjykatën e Apelit në Durrës ka vijuar seanca e radhës gjyqësore ndaj Ilir Xhakes, i akuzuar për vrasjen e Qerim Malokut 10 vite më parë. Kjo seance kishte si qëllim rishqyrtimin e procesit gjyqësor të Shkallës së Parë dy vite më parë nga gjyqtari Neritan Tabaku, i cili nxori të pafajshëm Ilir Xhaken.

Ndryshe nga ekspertët e parë, ekspertët e rinj paraqitën akt-ekspertizën balistike të armëve të përdorura në vrasjen e Qerim Malokut, të cilët përmes provave të dokumentuara faktuan se në vendngjarje u gjetën 8 gëzhoja armësh që sipas tyre janë qëlluar nga 3 armë të ndryshme.

Dy vite më parë, gjyqtari Neritan Tabaku shpalli të pafajshëm Ilir Xhaken. Ndërkohë, vetë Tabaku u shkarkua dhe ndiqet penalisht ne gjendje të lirë për shpërdorim detyre.

Pas paraqitjes së akt- ekspertizës, seanca përfundoi me kërkesën e avokatit mbrojtës të Ilir Xhakes, i cili do të shikojë edhe një herë dokumentacionin ri lidhur me këtë ngjarje

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)