Durrës/ Goditen 'shëtitësit' që vodhën 22 banesa dhe lokale; 2 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim

Një grup i cili gjatë muajve të fundit ka vjedhur banesa dhe lokale në qytetin e Durrësit, është goditur këtë të shtunë në kuadër të operacionit të koduar "Shëtitësit".

Report Tv raporton se dy persona janë arrestuar në flagrancë, tre janë shpallur në kërkim dhe një tjetër do të procedohet në gjendje të lirë. 6 personat në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se merrnin makina me qira dhe të maskuar kryenin vjedhje banesash dhe lokalesh.

Dy personat e arrestuar në flagrancë janë: E.Z, 19 vjeç, banues në Shenavlash Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja"; A. D, 19 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

Ndërsa personi  i cili do të procedohet në gjendje të lirë është: J. P, 17 vjeç, banues në Shenavlash, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

Sa i takon personave të shpallur në kërkim, ata janë: E. P, 17 vjeç, banues në Mirditë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja "; E. Sh, 19 vjeç, banues në Durrës; A. V, 17 vjeç, banues në Mirditë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

6 personave i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale  një automjet tip Alfa Romeo; dy maska të zeza; mjetet e perdorura në kryerjen e veprave penale si: dy leva të gjata, sopatë; doreza, dy steka cigare të markave të ndryshme dhe një aparat telefoni celular.  Në ngarkim të tyre, materialet i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale”Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

Sipas njoftimit policor, personat e sipërpërmendur janë autorët e 22 vjedhjeve, të cilat vijojnë si më poshtë:

• Më datë 08.12.2018, në lagjen nr .12 Durrës dyshohet se pasi kanë hyrë të maskuar kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit E.K.

• Më datë 08.12.2018, në Katund - Sukth, Durrës dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetasit E.K, ku kanë marrë disa paketa cigare të markave të ndryshme dhe vlera monetare.

• Më datë 08.12.2018, në Mbikalimin e Fllakës dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetasit P.N, ku kanë marrë disa paketa cigare të markave të ndryshme dhe vlera monetare.

• Më datë 07.12.2018, në lagjen nr .8 dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetasit Ë.L, ku kanë marrë disa paketa cigare të markave të ndryshme dhe vlera monetare.

• Më datë 04.12.2018, ne lagjen nr .6 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin kioskën e shtetases L. P.

•Më datë 04.12.2018, në lagjen nr. 13 dyshohet se kanë vjedhur banesën në pronësi të shtetases P.M, ku kanë marrë oriendi shtëpiake.

•Më datë 04.12.2018, në lagjen nr.13 dyshohet se kanë vjedhur banesën në pronësi të shtetasit E.D, ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

• Më datë 03.12.2018,në lagjen nr.13, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B.Ç.

•Më datë 03.12.2018, gjatë natës në Manëz dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetasit A.D, ku kanë marrë paketa të markave të ndryshme.

•Më datë 02.12.2018, gjatë natës në Shkallnur, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit S.A, ku kanë marë xhiron ditore.

•Më datë 30.11.2018, gjatë natës në lagjen nr. 11, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kioskën e gazetave në pronësi të shtetasit V.R, ku kanë marrë disa steka cigare të llojeve të ndryshme.

• Më datë 29.11.2018, në Sukth Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.M. ku kanë marrë buzhuteri.

•Më datë 26.11.2018, gjat natës në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetases H.Sh. ku kanë marrë vegla pune.

• Më datë 24.11.2018 gjatë natës, në Xhafzotaj dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit A.L, ku kanë marrë oriendi shtëpiake.

•Më datë 16.11.2018, gjatë natës në lagjen nr .13, Plazh, Durrës dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Italian P. G, ku kanë marrë oriendi shtëpiake.

•Më datë 12.11.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 17/1 , Durrës, dyshohen se kanë vjedhur me thyerje banesën në pronësi të shtetasit A.M,ku kanë marrë oriendi shtëpiake.

• Më datë 10.11.2018, gjatë natës në Sektorin “Rinia’, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur banesën në pronësi të shtetasit K.V.

•Më datë 08.11.2018, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës dyshohet se kanë vjedhur banesën në pronësi të shtetasit M.D, ku kanë marrë bizhuteri.

•Më datë 06.11.2018, në Shkallnur dyshohet se kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit H.Sh.

• Më datë 04.11.2018, gjatë natës në lagjen nr. 14/1 Durrës, dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit G.K, ku kanë marrë bizhuteri dhe vlera monetare.

•Më datë 04.11.2018, gjatë natës në lagjen nr. 13 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.E, ku kanë marrë rroba dhe vlera monetare.

•.Më datë 03.11.2018, në Rrushbull, Durrës dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit H.L, ku kanë marrë vegla pune.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Amisti: 08/12/2018 21:46

    Keta ikap amistija prap.. de I paska kap njhere me para .... po ku ka amisti per hajdute e keiminel futi mrenda e mos ja hapni mo deren Terri populli I qete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un