Pa asnjë justifikim, si asnjë herë më parë 13 këshilltarë të LSI-së në bashkinë e Durrësit kanë bojkotuar mbledhjen e këshillit bashkiak të qytetit bregdetar, ndërsa të djathët kanë bashkuar votat me të majtët.
I gjithë grupi i LSI-së ka bojkotuar mbledhjen në grup, ndërsa përfaqësues i vetëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë sekretari i Këshillit Armand Traga.
Në mbledhjen e radhës ku u diskutuan 16 pika nga rendi i ditës, 15 prej tyre morën miratimin me votat e këshilltarëve të djathtë, të cilët për herë të parë bashkuan votat me socialistët.
Edhe pse nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare për mungesën e LSI në mbledhje,burime nga kjo parti bëjnë me dije se mospjesmarrja është qejfmbetje për disa vende pune që nuk i janë dhënë LSI nga PS.
Në mbledhjen e konsideruar si mjaft të rëndësishme, ndër të tjera këshilli Bashkiak miratoi listën e përfituesve të banesave sociale, për 126 apartamente në lagjen numër 17 si dhe sistemimin e tarifave për plazhet private në njësitë vendore në Durrës.
Subjektet në plazhin e Durrësit e në Shkëmbin e Kavajës do të paguajnë 500 lekë për metër katror të zënë, ndërsa në Rrushkull, Gjiri i Lalzit nga 200 lekë metri katror dhe 100 lekë metri katror për plazhet private.
Gjithashtu në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, u akorduan 25. 4 milionë lekë për ndërtimin e urës që lidh fshatrat Jubë e Rrushkull.
Ndërsa 4.9 milionë lekë u akorduan për kryerjen e punimeve emergjente nga rrëshqitjet në Kodër Vilë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4452
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09