E rëndë në Durrës/ 12-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet nga hemorragjia cerebrale! Familjarët e dërguan me kriza të forta, nisin hetimet (DETAJET)
Pamje nga spitali i Durrësit, ku humbi jetën e mitura
Durrës- Një vajzë 12-vjeçare është dërguar nga prindërit me urgjencë, nga Sukthi në spitalin rajonal Durrës, por për fat të keq nuk ka arritur të mbijetojë.
Sipas burimeve, vajza ka mbërritur me dhimbje dhe kriza dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, koha nuk mjaftoi që të transportohej për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Tiranës.
Ndërkohë që dyshohet se shkak për humbjen e jetës është bërë hemorragjia cerebrale.
Gazetari i Report Tv, Aldo Mustafa, informon se me mbërritjen në spital, e mitura është shtruar menjëherë në reanimacion, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Pacientja ka pasur kriza konvulsive, sipas burimeve dhe ka mbërritur në spital në orën 09:30 me autoambulancë. Deri në 10:30 ka marrë trajtim në Pediatrinë e Urgjencës.
Është kërkuar që të bëhet rezonancë koke, por për shkak të konvulsioneve të rishfaqura ka qenë e pamundur. Ka filluar trajtimi nga mjeku neuropediatër për të dominuar konvulsionet dhe temperaturën deri në 38.5 gradë.
Pasi është stabilizuar rreth orës 16:00, është bërë i mundur transferimi për të bërë skaner. Megjithë artefaktet e shumta nga lëvizja evidentohet hemorragjia cerebrale dhe pacientja merret nga reanimatorët, të cilët e intubuan për shkak të rënies së vlerave të oksigjenit.
Burime nga spitali shprehen se pacientja nuk ka dalë dot nga gjendja, duke u përkeqësuar dhe rreth 18:30 të mbrëmjes ndrroi jete. Për rastin po kryhen edhe veprime proceduriale për të zbardhur shkakun zyrtar të humbjes së jetës dhe rrethanat.
Policia e Durrësit reagoi pas ngjarjes duke njoftuar se ka nisur hetimet për rastin.
Janë pyetur mjekët dhe paraprakisht kemi të bëjmë me vdekje për shkak të hemorragjisë cerebrale. Në spital kanë qenë dy gjyshërit të cilët e kanë shoqëruar vajzën në spital. Nga kartela mjekësore rezulton se vajza ka pasur gjakderdhje të vazhdueshme në kokë shumë agresive. Gjithashtu do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë Durrës. Hetimi do të plotësohet me dëshminë e shkollës dhe të të afërmve të të miturës.
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
14.4%
-
Jo
77.2%
-
Nuk e di
8.4%
Vota total: 417
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq/ Pezullohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas! Rinisin nesër
14 Mars, 09:59
-
Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit u bën ‘dhuratë’ vëllezërve Duka ‘Zip Line’ privat në kodrat e Lalzit
13 Mars, 14:34
-
Dhunoi brutalisht 19-vjeçarin, arrestohet i riu në Muriqan! Ishte në kërkim
13 Mars, 14:19
-
U kap me 223 mijë euro në Portin e Durrësit, Gjykata cakton 30 ditë arrest në burg për 36-vjeçarin: Shitëm një pronë në Itali, nuk janë lekë krimi
13 Mars, 12:48
-
EMRAT e PD në listën e mbyllur në qarkun e Durrësit dhe Fierit! Anëtari i Kryesisë-Berishës: Më keq se në se 2013 dhe 2021
12 Mars, 17:37
-
Rama inspekton investimet e qeverisë në Durrës! Shëtitorja e re, zgjerohet 100 metra plazhi i vjetër! Kampus i ri i Fakultetit të Studimeve Profesionale
12 Mars, 13:14
-
Sekuestrohen sërish rreth 110 mijë euro të ardhura nga krimi në Portin e Durrësit! Arrestohet 40-vjeçari, i kishte fshehur brenda xhinseve (VIDEO)
12 Mars, 12:50
-
Moti i keq dhe erërat e forta, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Durrës për dy ditët në vijim
12 Mars, 12:13
-
Rama dhe Koçiu inspektim në Qendrën Spitalore të Kavajës: Ofron shërbime për rreth 100 mijë banorë të zonave përreth
11 Mars, 18:47
-
Berisha fut besnikët në listën e mbyllur të Tiranës, ‘zhduken’ Tabaku e kandidatët më të votuar të Primareve! Garo në listën e sigurt në Durrës, mori vetëm 32 vota (EMRAT)
11 Mars, 11:09
-
Durrës/ Debate në këshillin bashkiak për rialokimin e 8 mln eurove të papërdorura të rindërtimit, opozita voton kundër
10 Mars, 20:26
-
Avokati i studios amerikane që mbron prej 15 vitesh Trump viziton Veliajn: Mbajtja e një politikani në paraburgim pa akuza të qarta, në kundërshtim me parimet e shtetit ligjor (VIDEO)
10 Mars, 17:11
ngushllime familjes Zoti i dhont durim
Përgjigju