DURRËS- Një 51-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit pasi teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rrugë, e për pasojë ka mbetur e plagosur pasagjerja.

Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se në pranga ka rënë I. Sh., 51 vjeç, banues në Durrës. Mes të tjerave, përveç se drejtonte mjetin në gjendje të dehur ka thyer edhe rregullat qarkullimit në kohë koronavirusi, ku ka dalë pa autorizim. Pasagjerja me inicialet Dh. M., ka marrë mjekimin e duhur në spital dhe është larguar për në banesë.

"Ky shtetas, në rrugën dytësore Sukth-Maminas, duke drejtuar në gjendje të dehur, në masën 0.73 mg/litër, mjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në mjet, shtetasja Dh. M., e cila pasi ka marrë mjekimin është larguar për në banesë", njofton policia.

Mbi 51-vjeçarin rëndon akuza për veprat penale Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt".