DURRËS- Prej vitit 2007, 49-vjeçari nga Durrësi me inicialet I.S duhet të kishte një apartament në qytetin e Durrësit.
Por gjatë këtyre 9 viteve ai është mashtruar nga 55-vjeçarja me inicialet V.H. Biznesmeni i kishte dhënë 55- vjeçare një shumë prej 38 mijë e 400 euro në mënyrë që t’i blinte një apartament në Durrës.
Por V.H. jo vetëm që nuk i ka blerë apartament, por tashmë nuk pranon t’i japë as lekët. Fillimisht 55-vjeçarja i kishte thënë atij se i kishte blerë apartamentin, por po priste t’i bënte dokumentet, ndërsa më pas ajo nuk ka pranuar as t’i kthejë lekët.
Pavarësisht se historia prej tyre daton që në vitin 2007, vetëm pak ditë më parë 49-vjeçari ka bërë kallëzim në Policinë e Durrësit.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com