Një 80-vjeçar është gjetur i pajetë në breg të detit ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Trupi i tij u gjet në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.
80-vjeçari me iniciale XH.K., u gjet i pajetë në rërën e bregdetit të Durrësit, ku dyshohet se mund të kishte dalë për shëtitje.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe mendohet se vdekja të ketë qenë për shkaqe natyrale, megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Komento