DURRËS - Një 28-vjeçar nga Kolumbia është arrestuar në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim personash dhe shfrytëzim prostitucioni. Arrestimi i Duvan Gomez vjen në kuadër të operacionit të koduar “Storm 9” i zhvilluar 4 ditë më parë.

Sipas policisë, Gomez rekrutonte vajza nga Kolumbia dhe i sillte në Shqipëri duke iu premtuar punësim kundrejt pagesës deri në 3 mijë euro por i shfrytëzonte për prostitucion. Policia i sekuestroi të riut kolumbian edhe tre celularë që dyshohet se ai përdorte për këtë veprimtari kriminale.

Sakaq, gjatë operacionit të zhvilluar pak ditë më parë, policia arrestoi dy kolumbiane në një apartament me qira në lagjen 18 në qytetin bregdetar, ushtronin prostitucion dhe shitnin lëndë narkotike. Nën hetim u vu pronari i apartamentit për fshehje e të ardhurave dhe moskallëzim krimi, dhe tre të tjerë për prostitucion.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni i koduar “Storm 9”, i zhvilluar 4 ditë më parë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.  

Kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari, shtetas kolumbian, i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Ky shtetas dyshohet se rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri, duke i premtuar punësim kundrejt pagesës 3000 euro, por i shfrytëzonte për prostitucion.    

Sekuestrohen 3 celularë që ai dyshohet se i përdorte për këtë veprimtari kriminale.      

Si rezultat i punës intensive të kryer nga strukturat e DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar “Storm 9”, i zhvilluar 4 ditë më parë, pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, si dhe i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, u bë e munduar kapja në PKK Muriqan dhe ndalimi i shtetasit kolumbian të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni:  

D. G., 28 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.  

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri, duke i premtuar punësim kundrejt pagesës 3000 euro, por i shfrytëzonte për prostitucion.   

2 shtetase kolumbiane u kapën nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në një apartament të marrë me qira, në lagjen nr. 18, Durrës, ku ushtronin prostitucion dhe shitnin lëndë narkotike.        

Materialet procedurale i kaluan Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.