VIDEO/ Durrës, i vjedhin 2 pako me këpucë e veshje marke me vlerë 750 mijë lekë! Arrestohen hajdutët

DURRES- Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen si autorët e një grabitje me dhunë të ndodhur tre ditë më parë në këtë qytet

Në kuadër të operacionit të koduar “The end", është bërë i mundur zbardhja e vjedhjes së kryer me dhunë dhe vënia në pranga e shtetasve me iniciale Akil Gjeçaj, 27 vjeç, banues në Durrës dhe Arjos Gjongecaj 21 vjeç, banues në Tiranë.   

"Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, 3 ditë më parë, në lagjen nr. 14/1, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë një shtetasi, 2 pako me sende personale (këpucë dhe veshje marke), me vlerë 742 000 lekë” thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit"

 Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e vjedhura, 2 telefona dhe automjeti i përdorur nga autorët për t’u larguar pas vjedhjes. 

Ndërkaq vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.  

Dosja i kaloi për hetim prokurorisë së Durrësit.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

80-vjetori i Çlirimit/ PL te Varrezat e Dëshmorëve, Tedi Blushi: U penguam në hyrje nga Garda me urdhër të Ramës

80-vjetori i Çlirimit/ PL te Varrezat e Dëshmorëve, Tedi Blushi: U penguam në hyrje nga Garda me urdhër të Ramës