Policia e Durrësit po punon për kapjen e autorëve, të cilët i kanë vënë zjarrin 2 automjeteve në lagjen nr.13 në Durrës.
Sipas policisë, njëri prej dy automjete është djegur plotësisht, ndërsa automjeti tjetër pjesërisht.
“U referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se i kanë vënë zjarrin dy automjeteve, njëri prej të cilëve është djegur plotësisht, ndërsa tjetri pjesërisht. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.