Durrës – Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme të një automjeti, që u dogj mbrëmë gjatë natës. Arsyeja që e ka shtyrë të riun për të ndërmarrë këtë veprim nuk dihet ende, pasi vetë pronarja e makinës mohon të ketë njohje me autorin.

Mbrëmë gjatë natës është djegur një makinë përpara një banese në Spitallë, në pronësi të një gruaje të martuar me dy fëmijë.

Autori i dyshuar është Erjon Xhelo, i cili është arrestuar menjëherë pas marrjes së denoncimit nga pronarja e makinës, e cila ka njoftuar se gjatë mesnatës i kishin vënë zjarrin automjetit që e kishte parkuar përpara shtëpisë së saj.

I riu dhe gruaja, të cilës iu dogj makina kanë mohuar të kenë njohje me njeri-tjetrin, ndërsa policia po punon për zbardhjen e  rrethanave të ngjarjes.

Sakaq, 27-vjeçari, banues në Durrës është dënuar më parë për dhunë në familje

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.