DURRËS - PDIU zhvilloi dje një miting në qytetin e Durrësit, ku kryetari i Shpëtim Idrizi ka prezantuar kandidatin për deputet të Qarkut të Durrësit, Ilir Tahiri.
Idrizi u dal te problemi i toponimeve me Greqinë, pas një vendimi të marrë së fundimi nga shteti fqinj për lejimin e personave që kanë lindur në Greqi, që të udhëtojnë drejtë Shqipërisë për të votuar.
“I bëjmë apel Ministrisë së Jashtme që të ndërhyjë për të mbyllur këtë çështje njëherë e mirë. Greqia të ndalojë diskriminimin e shqiptarëve dhe të harrojë ëndrrat me “Vorioepir”.
Kush është Greqia që një ditë e ka problem çështjen e toponimeve e një ditë nuk e paska. Kjo maskaradë duhet të marrë fund. Ndaj votoni të vetmit që ngrenë zërin për këtë problem.
Votoni numrin 50, votoni alternativën kombëtare, PDIU”, deklaroi Idrizi. Ai është ndalur te vlerat kulturore dhe historike të qytetit të Durrësit. “Durrësi ka qenë qendër e rëndësishme portuale, administrative, ekonomike, tregtare, politike, që në shekujt më të hershëm, e kurdoherë ka qenë i pranishem në historinë e Pellgut të Mesdheut, veçanërisht në Adriatik.
Të kthehet në pikën kryesore të gjithë turistëve, sepse Durrësi veç detit ka dhe një trashëgimi të jashtëzakonshme kulturore, historike dhe arkeologjike”, tha Idrizi. Ai duke e cilësuar Durrësin si pikënisje të koridorit 8 bëri thirrje të votojnë PDIU.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.06.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com