Durrës, INUK “shfaqet” në zonën e 
Porto Romanos dhe në Hamallaj

Durrës, INUK “shfaqet” në zonën e <br />Porto Romanos dhe në Hamallaj
DURRËS - Pas një mungese të gjatë, në Durrës janë shfaqur inspektorët e IKMT si dhe mjetet e rënda në shërbim të tyre.

Ata kanë qenë prezent në zonën e Porto Romanos pranë Parkut Energjetik dhe "Romano Port" si dhe në fshatin bregdetar Hamallaj. Objekti i prishjes së tyre kanë qenë një numër objektesh kryesisht lokale,bare dhe restorante të ndërtuara pa leje.

Fillimisht INKUK kishte shpërndarë njoftimet për pronarët e këtyre objekteve ashtu sikurse e parashikon edhe ligji ndërsa sot ata erdhën të shoqëruar me fadroma.

Pronarët e lokaleve kanë bërë të ditur se i kishin futur objektet për ti legalizuar por nuk kishin mundur të përfitonin nga ky proces.
Sinkron pronar i një objekti 

Në mbështetje të Inspektorëve të INUK janë vënë edhe forcat e policisë së rendit publik. Janë gjithsej 10 objekte që do të prishen gjatë ditës së sotme,2 prej tyre në Porto Romano dhe 8 në fshatin Hamallaj

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë