Një 32-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi është kapur me armë.
Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 32-vjeçarit me iniciale F.Gj. në fshatin Perlat, u gjet një armë kallashnikov.
"Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin: F. GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Perlat, Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri automatik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale" - njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.