DURRES - Përfaqësues të biznesit dhe Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të investimeve kanë diskutuar në Durrës shkëmbimin e mendimeve dhe informacionit për mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në takimin “Java e SME-ve Shqiptare”.
Takimi në fjalë është organizuar nga agjencia AIDA e cila menaxhon fonde të akorduara nga qeveria shqiptare për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut për rritjen e kapaciteteve të tyre.
Drejtoresha e kësaj agjencie Manjola Gjoni është shprehur se afro 90 përqind e gjithë bizneseve në vend janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe ato kanë në total 95 % të personave të punësuar.
Gjoni ka kërkuar që të dëgjojë nga cdo përfaqësues i biznesit problematikat që ata kanë në mënyrë që të gjenden rrugët për gjetjen e tregjeve vendase dhe të huaja për zhvillimin e bizneseve.
Gjithashtu Drejtoresha e agjencisë AIDA u bëri thirrje të gjithë bizneseve të jenë më aktive në thithjen e informacionit duke aplikuar për këto fonde në mënyrë që ato të rriten vitin tjetër.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe drejtues të ministrisë së bujqësisë, ekspertë vendas dhe të huaj në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit të biznesit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO