Një 50-vjeçar nga Kanadaja është shoqëruar në polici pasi ka tentuar të përdhunojë një 13-vjeçare hungareze në qytetin e Durrësit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 50-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë me vajzën e mitur në një cep të një pallati në lagjen numër 13.

Kjo ngjarje është parandaluar nga banorët përreth, të cilët pasi kanë dëgjuar thirrjet e vajzës për ndihmë, kanë ndërhyrë dhe kanë neutralizuar kanadezin dhe e kanë goditur.

Kanadezi ka shkuar në spital për ndihmë. Policia ka njoftuar Prokurorinë dhe është nisur procedura për marrjen në pyetje të 50-vjeçarit. Gjithashtu, mësohet se është njoftuar edhe ambasada kanadeze për të marrë më tepër informacione për 50-vjeçarin.