DURRËS- Dy persona janë arrestuar në Durrës kanë kanosur pronarin e një lokali dhe kanë thyer xhamat e këtij të fundit.
Referuar burimeve zyrtare, mësohet se në pranga ka rënë Dhimitraq Gjetaj 40 vjeç dhe Klaudio Toska 28 vjeç, të dy banues në Kuçovë. Policia bën me dije se të dy kanë qenë të dënuar më për veprat penale "Vjedhja me dhunë" dhe "Kanosja".
Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje janë vënë në hetim dhe 2 persona të tjerë që kanë dhënë kallëzim të rremë.
Njoftimi i plotë i policisë
Kanosën pronarin e një lokali dhe thyen xhamat e këtij ambienti, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Procedohen penalisht 2 shtetas që kanë dhënë kallëzim të rremë për këtë ketë ngjarje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale "Kanosja" dhe "Shkatërrim prone", shtetasit Dh. Gj., 40 vjeç, banues në Kuçovë dhe K. T., 28 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja me dhunë" dhe "Kanosja".
Këta shtetas, në lagjen nr. 13, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur shtetasin D. Q., pronari i një lokali dhe kanë thyer xhamat e këtij ambienti. Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale "Deklarimi i rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore", shtetasit A. I., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Rr., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".
Menjëherë pas ngjarjes, shtetasit e arrestuar janë larguar së bashku me shtetasit A. I. dhe E. Rr., me mjetin e këtij të fundit, por janë kapur nga shërbimet e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Kukës/ Qarkullonte me kokainë dhe hashash në makinë, ‘Shqiponja’ prangos 24-vjeçarin
24 Janar, 17:17
-
Itali/ Shqiptari hakmerret ndaj ish-partneres, tenton ta vrasë me aksident pas ndjekjes në rrugë! Kapet në arrati, i nxori makinën nga rruga, vajza plagoset
24 Janar, 15:42
-
Itali/ Po trafikonte mbi 3 kg kokainë me ‘Mercedes Class’ në autostradë, arrestohet korrieri shqiptar! Vlera e drogës së 26-vjeçarit 300 mijë euro
23 Janar, 16:07
-
Nipi i ish-deputeti Rraja theu arrestin në shtëpi për kokainën që iu gjet në makinë, babai i tij kundërshton policët ta fusin në qeli
23 Janar, 10:42
-
Zyrtare/ Shkarkuan Edi Martinin, Teuta zgjedh trajnerin e ri
22 Janar, 16:17
-
Itali/ Makinë me qira dhe Google Maps për të trafikuar kokainën, në pranga shqiptari 24-vjeçar
22 Janar, 15:33
-
Durrës/ Tentoi të vriste me armë një person pas një sherri, vihet në pranga 30-vjeçari
22 Janar, 09:33
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri
21 Janar, 16:14
-
Trafiku i rënduar në Durrës, Bashkia kufizon hyrjen në qytet të furgonëve që shpërndajnë mallra
21 Janar, 13:14
-
Mirditë/ Kanosi me thikë pronarin e një lokali dhe kundërshtoi efektivin, vihet në pranga 37-vjeçari
21 Janar, 11:46
jan pa pergjegjshmeri jan kthyer te gjith njerzit ne njerez te pa pergjegjshem nuk mendojn as per vete as per te tjeret ne rug por mbajn telefonin ne dor dhe harojn timonin
Përgjigju