Një 23 vjeçar, banues në Sukth është kapur sot nga policia duke drejtuar mjetin e tij tip "Golf" në gjëndje të dehur. Sipas raportimit të policisë shtetasi me iniciale A.K pasi ishte ndaluar nga policia, nga kontrolli që i ishte bërë brenda në makinë i ishin gjetur lëndë narkotike, që dyshohet të ishte mariuahnë dhe një shkop metalik (si ata të policisë).
Pas arrestimit materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprat penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" për hetime të mëtejshme.