DURRES – Policia e Durrësit ka sekuestuar sot 8.2 kg heroinë dhe ka arrestuar personin që e mbante atë, i cili u idenfikua me emrin Adrian Balliu. Fillimisht emri i tij nuk u bë i ditur nga forcat e rendit pasi dyshohet se bën pjesë në një rrjet trafiku në të cilin janë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Policia konfirmoi se njoftojnë se heroina e sekuestruar ndodhej në një automjet me targa të huaja që u bllokua brenda qytetit, në bulevardin kryesor, jo larg Bashkisë së qytetit.

Operacioni që solli në bllokimin e saj ishte i organizuar bashkarisht nga Policia e Durrësit dhe ajo e Tiranës me ndihmën e forcave RENEA dhe është zhvilluar pas disa informacioneve të grumbulluara në mënyrë operative nga forcat e rendit.

Policia ka konfirmuar gjithashtu se droga do të kalohej në Itali pasi personit të arrestuar iu gjet edhe një biletë trageti për linjën Durrës-Bari.

(im/shqiptarja.com)