DURRES- Një sasi eksplozivi shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm në një nga trotuaret e lagjes Nr.7 të Durrësit.
Shpërthimi ndodhi pranë një zone ku ndodhen disa subjekte tregtare dhe policia dyshon se njëri prej këtyre subjekteve ka qenë objektiv i shpërthimit.

Shpërthimi i ndodhur në orën 02: 15 minuta nuk shkaktoi dëme në njerëz por vetëm thyerje të xhamave në afërsi të vendit të ngjarjes.

Grupi Hetimor po vijon kryerjen e veprimeve të para në vendngjarje, ndërkohë që Sektori për Krimet e Rënda po heton me intensitet rastin në fjalë në funksion të identifikimit të autorit dhe motiveve të ngjarjes.

Deri tani, në funksion të hetimit është shoqëruar në ambientet policore një shtetas për të cilin ka dyshime se është autor i ngjarjes.
(sg/shqiptarja.com)