Durrës-Një 22 vjeçar nga Durrësi është vendosur në pranga pasi kishte kryer vjedhje në katër lokale në qytetin bregdetar.
I riu dyshohet se vjedhjet i ka bërë më 15 dhe 30 nëntor të muajit të kaluar, si dhe 2 dhjetor, në lagjen nr. 13.
“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas kallëzimeve të pronarëve të disa lokaleve, për vjedhje në subjektet e tyre, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë vënë në pranga shtetasin A. D., 22 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në datat 15.11.2024, 30.11.2024 dhe 02.12.2024, ka kryer vjedhje në 4 lokale në lagjen nr. 13, Durrës”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.