58-vjeçari Agim Arapi është qëlluar me thikë dhe sende të forta nga tre persona, duke humbur jetën.
Krimi ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar mbrëmjen e kësaj të marte, ndërsa policia ka vënë në pranga tre autorët e dyshuar, Kostandin Ekonomi, Kujtim Ekonomi, të dy vëllezër, dhe Jurgen Kurtin.
Kostandin dhe Kujtim Ekonomi janë vëllezër, ndërsa Jurgen Kurti është dhëndri i Kostandin Ekonomi.
Vëllezërit Ekonomi ushtrojnë aktivitetin në një piceri dhe kishin nënshkruar një marrëveshje me Agim Arapin që tubat e ajrimit të picerisë të kalonin në pronën e viktimës, një dyqan pranë picerisë.
Për këtë Agim Arapi do paguhej 130 mijë leke në muaj. Ky detyrim nuk është shlyer muaj e fundit dhe mes palëve ka nisur konflikt.
Tre personat e arrestuar pasi janë përplasur fizikisht me Arapin e kanë qëlluar atë me thikë dhe sende të forta. 58-vjeçari ka humbur jetën në spitalin e Durrësit si pasojë e plagëve të marra.
Trupi i Agim Arapit është dërguar në morgun e spitalit ku do t'i nwnshtrohet ekspertizës mjeko ligjore.
Policia e Durrësit ka arrestuar 2 vëllezërit Ekonomi dhe dhëndrit e tyre dhe po merren ne pyetje lidhur më këtë ngjarje të rëndë.
[gallery]21783[/gallery]
Ndërkohë, i arrestuari i tretë, Jurgen Kurti, 24-vjeç, është jo pak i njohur për policinë dhe drejtësinë në vend.
Kjo pasi, Jurgeni ka qenë i akuzuar për vrasjen me thikë të babait të tij, Artur Kurti, një vit më parë në Tiranë.
[gallery]21784[/gallery]
(Jurgen Kurti, një vit më parë u hetua për vrasjen e babait)
I riu u arrestua nga policia në prill të 2016-ës menjëherë pas krimit në familje. Pas disa muaj procesesh në gjykata, Jurgen Kurti u shpall i pafajshëm për akuzat në ngarkim të tij, ndërsa përgjegjësinë e ngjarjes e mori daja, Leonard Ristani.
Personat e arrestuar
Kostandin Ekonomi
Kujtim Ekonomi
Jurgen Kurti
Dy nga autorët e vrasjes janë vëllezër
Kostandin Ekonomi dhe Kujtim Ekonomi janë dy vëllezërit e dyshuar si autorë të vrasjes së Agim Arapit mbrëmjen e kësaj të marte në Durrës. Të ndihmuar edhe nga Jurgen Kurti, dy vëllezërit dyshohet të kenë qëlluar me thikë dhe sende të forta 58-vjeçarin, pas konfliktit për qiranë.
Skeda/Kush është Jurgen Kurti
Jurgen Kurti, 24 vjeç, është një nga tre personat e arrestuar për vrasjen me thikë të Agim Arapit, pronar i një dyqani në Durrës, mbrëmjen e kësaj të marte.
I riu është jo pak i njohur për policinë dhe drejtësinë, kjo pasi një vit më parë ai u arrestua dhe akuzua si person i dyshuar për vrasjen e të atit, Artur Kurti. Ngjarja kjo e ndodhur në datën 5 prill 2016. Pra, ekzaktësisht një vit më parë.
Jurgen Kurti njihet për jetën e tij luksoze, makina të shtrenjta e pushime të kushtueshme si dhe edhe si menaxher i VIP-ave.
Njoftimi i policisë
Më datë 11.04.2017, ora 19:55 në lagjen Nr.1 Durrës, Bulevardi "Epidam" ,në një dyqan ushqimor, si pasojë e një konflikti pronësie është plagosur shtetasi Agim Arapi 58 vjeç, banues në Durrës.
Për pasojë, i dëmtuari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët pak minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit Kostandin Ekonomi, Kujtim Ekonomi dhe Jurgen Kurti.
Kostandin dhe Kujtim Ekonomi janë vëllezër, ndërsa shtetasi Jurgen Kurti është dhëndri i Kostandin Ekonomi.
Palët në konflikt janë goditur me njëri- tjetrin me sende të forta.
(Në foto vendi ku ndodhi ngjarja sonte në Durrës)
Vijon...
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com