Durrës, kreu i LSI Meta në analizën 
e ​zgjedhjeve:Të vijojmë të jemi fakto

Durrës, kreu i LSI Meta në analizën <br />e ​zgjedhjeve:Të vijojmë të jemi fakto
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në analizën për zgjedhjet vendore të 21 qershorit të strukturave të LSI-së në Qarkun Durrës. Duke folur para anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së,  Meta tha se rezultatet e arritura në zgjedhjet e fundit janë një bazë shumë e mirë ëpr të ardhmen, ndërsa përmendi edhe disa nga qarqet kryesore të vendit ku kjo forcë politike ka shënuar një rritje të ndjeshme.

“Rezultatet e fundit janë një bazë shumë e mirë për të ardhmen. LSI-ja është një forcë politike që ka një rritje të konsiderueshme nga zgjedhjet politike të vitit 2013, me 80 mijë vota dhe padyshim më shumë se sa është dyfishuar në raport e zgjedhjet vendore të vitit 2011, me 140 mijë vota. Ajo që na gëzon më shumë është fakti se LSI-ja ka dalë në më shumë se gjysmën e bashkive të vendit forcë e parë dhe forcë e dytë politike”, - u shpreh z. Meta, duke shtuar: - “LSI në qarkun e Gjirokastrës ka dalë forcë e parë politike dhe në katër qarqe të tjera ndër më të mëdhatë e vendit, ka dalë forcë e dytë politike. Në qarkun e Fierit, që është i dyti për nga madhësia në vend, në qarkun e Elbasanit që është gjithashtu një qark shumë i rëndësishëm, në Bashkinë e Shkodrës dhe në Qarkun e Shkodrës, që është qarku më i rëndësishëm në veriun e vendit dhe natyrisht në Qarkun e Beratit. Rezultatet në Durrës dhe në Tiranë jashtë jashtëzakonisht pozitive, ku kemi pasur një dyfishim të votave”, - theksoi Lideri i LSI-së.

Më tej,  Ilir Meta theksoi se kjo votë duhet të reflektohet në përforcimin dhe përforcimin e strukturave të LSI-së, në mënyrë që kjo forcë politike të jetë faktor kryesor i stabilitetit në Shqipëri. Sipas Meta, faktori kryesor i kësja rritjeje është mesazhi pozitiv që LSI-ja jep. 

“Ne kemi nevojë për njerëz të cilët pasqyrojnë ato vlera pozitive që ka LSI-ja, solidaritetin, përkrahja për njëri-tjetrin dhe për njerëzit në çdo moment. Kjo votë që ka ardhur duhet të reflektohet një përmirësimin dhe forcimin e strukturave të LSI-së. Të vazhdojmë të jemi faktor kryesor i stabilitetit në Shqipëri, sepse qytetarët kërkojnë besim, por ne duhet të vazhdojmë të kemi kërkesa më të mëdha ndaj vetes sonë për ta forcuar besimin tyre ndaj nesh në të ardhmen. Dhe besimi i tyre ndaj LSI do të thotë forcim i stabilitetit të vendit. Faktor kryesor i rritjes së LSI në radhë të parë është mesazhi pozitiv që LSI jep. Njerëzit duan zgjidhje, duan propozime, dhe duan gjëra konkrete”, - vijoi Kryetari i LSI-së, duke theksuar gjithashtu se fuqia kryesore e LSI-së është rinia dhe se u duhet dhënë më shumë mundësi të rinjve për t’u afirmuar.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka shprehu mirënjohjen për të gjithë ata qytetarë të Durrësit të cilët përzgjodhën Lëvizjen Socialiste për Integrim si forcën politike për ta votuar në zgjedhjet lokale.

“Do të doja të shprehja mirënjohjen dhe një falënderim të veçantë për të gjithë ata qytetarë të Durrësit të cilët përzgjodhën Lëvizjen Socialiste për Integrim si forcën politike për ta votuar në zgjedhjet lokale. Gjithashtu do të doja të shpreh dhe shumë sinqerisht mbështetjen që të gjithë së bashku dhatë kandidatit të përbashkët për Aleancën e Shqipërinë Evropiane”, - tha Koka.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën