DURRËS- Një 56-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj 2 të miturave.

Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se në pranga kanë rënë R. S., 56 vjeç, banues në Durrës. 56-vjeçari ka kryer veprime të turpshme ndaj  një  9- vjeçareje dhe 13 vjeçareje. Sipas vajzave, 56-vjeçari i ka ngacmuar me fjalë të pista, por ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë në polici. 

"R. S., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj 2 të miturave, 9 dhe 13 vjeç", njofton policia. 

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Ngacmim seksual".