DURRES-Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi kryenin vjedhje në lagje të ndryshme në këtë qytet në automjete, lokale e banesa.
Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Step by step ” si rezultat i të cilit, u arrestua Elton Ramce 31 vjeç dhe Kristo Myftari, 42 vjeç, të dy banues në Durrës.
Dy autorët e dyshuar, kanë kryer 6 vjedhje brenda 9 ditëve, ndërsa janë të dënuar më parë për vjedhje dhe kanë precedent të mëparshëm kriminalë.
‘Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, prej datës 15 01.2025 deri më datë 23.01.2025, kanë kryer 6 vjedhje me thyerje në lagjen Nr 1, 16 dhe 18 të qytetit të Durrësit , k kanë vjedhur në makina, banesa e lokale , lekë, orendi, e sende të ndryshme me vlerë. Vazhdon puna për zbardhjen e të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas’, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, "Shkatërrimi i pronës ", kryer në bashkëpunim.