Durrës, largohen emigrantët
fluks në 40 sportele

Durrës, largohen emigrantët<br />fluks në 40 sportele
DURRËS – Nga doganat me Greqinë, fluksi i lëvizjes së emigrantëve zhvendoset në pikat doganore detare. Fluksi në portin e Durrësit është intesifikuar ndjeshëm sot, pasi burimet nga autoritetet portuale kanë bërë me dije se gjatë ditës së sotme kanë lënë territorin shqiptar mbi 3 mijë pasagjerë, bashkë me 1600 automjetet e tyre përkatëse. Për të përballuar situatën e krijuar në portin më të madh të vendit policia kufitare ka vënë në dispozicion të gjitha sportelet aktuale, pra gjithsej 40 të tilla vetëm për të mos krijuar rradhë dhe probleme në përpunimin e dokumentacioneve të udhëtyarëve, pas festave të fundvitit. Policia ka marrë masa të rrepta edhe për fushën e antidrogës, por edhe ndaj personave që janë shpallur në këkrim nga policia shqiptare. Kapiteneria e portit të Durrësit ka bërë të ditur se shumë shpejt pritet që tragetet të udhëtojnë dy herë brenda ditës, për të përballuiar fluksin, pasi aktualisht në linjën Bari -Durrës janë në punë 4 tragete.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza