DURRES - Ndonëse ende jo zyrtare, në mjediset politike në Durrës kanë nisur të artikulohen emrat e parë të kandidatëve për deputetë që do të përbëjnë listën e mazhorancës në Durrës. Në listën ende të pa shpallur bëjnë pjesë emra surprizë për elektoratin e djathtë në Durrës.
Të tillë janë e emrat e Pollos, Xhaferrajt, Gorresë e Halimit. Burime nga PD dega Durrës bëjnë me dije se kanë nisur të hidhen në tregun e politikës disa prej emrave të mazhorancës me të cilët ajo do përfaqësohet në këtë rreth. Bëhet fjalë për personazhe të njohur të politikës jo vetëm nga Durrësi por edhe nga Tirana. Flitet se emri i parë i ardhur nga Tirana është ai i Genc Pollos aktualisht Ministër i Inovacionit, deputet në Qarkun e Beratit. Tjetër emër i njohur është ai i Ferdinand Xhaferrit që pak kohë më parë u punësua si këshilltar pranë Kryeministrit Berisha.
Duket se pas humbjes së Xhaferrit në garën për kreun e bashkisë së Durrësit, mes tyre gjërat po shkojnë mirë. Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Arqile Gorresë, Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare. Emri i tij është artikuluar disa herë nga ana e Berishë që nuk i ka kursyer vlerësimet për punën e postave nën drejtimin e tij. Gorrea është nga të paktët drejtorë që s'kanë lëvizur nga ky post që nga 2005 vit kur PD erdhi në pushtet. Në mjediset politike të PD në Durrës përflitet dhe emri i Eduard Ndreut Drejtorit të Portit Detar Durrës.
Fakti që ky port është hequr nga lista e zezë e porteve përsa i përket nivelit të sigurisë e bën Ndreun një ndër emrat e pëlqyer të lidershipit të PD. Edhe Ndreu e mban këtë detyrë që nga viti 2005. Një ndër emrat e lakuar si kandidat për deputet në Durrës është dhe ai i Eduart Halimit, Ministrit të Drejtësisë. Ai shihet si një ndër të preferuarit e kryeministrit në qeveri. I fundit emër i hedhur në treg është edhe ai i Sokol Olldashit një njohje e vjetër e Durrësit, duke lëvizur nga Fieri ku është deputet. Më 2005 ai kandidoi në Durrës në zonën e Shijakut ku fitoi përballë Agron Dukës, dhe e dorëzoi dy vjet më pas teksa garoi pa sukses përballë Ramës në Tiranë për kreun e bashkisë.
Duket se me këto emra do kalkulohet lista e PD në Durrës duke zbatuar formulën e përfaqësimit mes atyre që katapultohen në listë nga Tirana me emrat e vendasve.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com