Ngrin koalicioni PS-LSI në Durrës. Me 15 vota kundra, 5 apstenim dhe 21 pro, nuk kalon për miratim buxheti i 2017-ës, i cili është 43 milion dollarë. PD dhe LSI bashkojnë votat dhe rrëzojnë buxhetin e bashkisë së Durrësit për vitin 2017.
Këshilltarët e LSI-së dhe ata të PD-së votuan kundra me argumentin se hartimi i projekt-buxhetit është bërë nga administrata e bashkisë pa marr parasysh sygjerimet e qytetarëve durrsak dhe këshillëtarëve të forcave të ndryshme politike në këshillin bashkiak. Në emër të grupit të këshilltarëve të LSI-së, Jeton Rexhmati deklaroi se propozimet e këshilltarëve mbetën në sirtar, duke mos u marr parasysh nga administrata e Bashkisë.
Në të njëjtën linjë qëndruan edhe këshiltarët e djathtë, të cilat pohuan se qytatarët durrsak nuk dinë çfarë ka brenda buxheti i 2017-ës, pasi nuk janë lajmëruar për të marr pjesë në dëgjesën publike, e cila u zhvillua dy ditë më parë në ambjentet e pallatit të kulturës "Aleksandër Moisiu".
Përplasje të ashpra mes këshillëtarëve të PD-së e LSI-së me këshilltarët e majtë dhe kryebashkiakun Dako, të cilin e kryqëzuan për mosrespektim të hartimit të projekt-buxhetit.
180 projekte janë parashikuar të investohen nga bashkia e Durrësit me buxhetin e 2017-s. Mbi 20 shkolla, kopshte, çerdhe, si dhe dhjetra rrugë, sheshe, e projekte të tjera do të përfitojnë nga buxheti i vitit të ardhëshm.
Sakaq, pjesa tjetër e buxhetit do të shpërndahet në drejtime të tjera si; planifikimi i menazhimit administrativ, shërbimet publike, strehimi dhe shërbimet sociale, kultura dhe sportet, zhvillimi ekonomik vendor. Asnjë qindarkë nuk është parashikua në buqësi dhe mbrojtjen e sigurisë publike.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
46.9%
-
Trump
50.5%
-
S'kam mendim
2.6%
Vota total: 6422
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Trump nga Karolina e Veriut: 'Tarifa 25% nëse Meksika nuk ndal emigracionin!' Kampi i Harris: Ai po e mbyll me errësirë e zemërim
4 Nëntor, 22:49
-
Benet Beci reagon me ironi pas raportimeve se ka dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës
4 Nëntor, 22:40
-
Komisioni Xhafaj/ Lançohet strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit! Gonzato: SPAK po e ndëshkon, s’është nevoja të shpikim rrotën! Pirdeni: Shtrirje kapilare!
4 Nëntor, 22:31
-
Presidencialet/ Gjithçka që duhet të dini për ditën e zgjedhjeve në SHBA, 7 shtetet e lëkundura dhe kur pritet rezultati
4 Nëntor, 22:09
-
Sarandë/ Aksident i frikshëm, makina përplas motorin dhe vazot dekorative në trotuar, shoferi arratiset! S’ka të lënduar, Policia verifikon kamerat
4 Nëntor, 21:56
-
Fati pensionistëve/ Ish-minatori: Si u takova me kryeministrin! I kërkova statusin, ishte i painformuar! Shabani: U merret përqindja te buka që blejnë
4 Nëntor, 21:50
-
Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron! Të panjohura motivet (VIDEO)
4 Nëntor, 21:28
-
‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë! (VIDEO)
4 Nëntor, 21:14
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
Mbyllja e fushatës në SHBA, mesazhet e fundit të kandidatëve! Harris optimiste: Ndihem mirë! Trump: Votoni, s’mund të durojmë më!
4 Nëntor, 20:15
-
Trump problem për Kosovën? Spartak Ngjela: Ishte president dhe nuk ia cënoi pavarësinë! Asgjë nuk i ndodh Kosovës, të vijë kush të dojë
4 Nëntor, 20:14