Si pasojë e një aksidenti rrugor, ka humbur jetën një 55 vjeçar në Durrës. Në qendër të Sektorit Hamallaj, Ledion Pacuku, 26 vjeç, banues në Hamallaj, duke drejtuar mjetin tip Audi ka aksidentuar  personin me iniciale L.K. rreth 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.

Për pasojë, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po pyetet mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)