DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak kohë pas mesnatës në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, ku 53-vjeçari, B.K duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën. Për pasojë mjeti ka marrë flakë dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij,  10  e 16 vjeç, të cilët ishin pasagjer në mjet.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 00:35, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar policia ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.