DURRËS- Një 34-vjeçar është mbajtur peng për më se një orë nga një 29-vjeçar në qytetin e Durrësit. Burime për ReportTV bëjnë me dije se shkak është bërë një borxh i pashlyer, duke bërë që 34-vjeçari të mbahej peng.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit. Dy personat njiheshin me njëri- tjetrin, dhe 29-vjeçari e ka marrë peng me qëllim për ta detyruar që t'i kthente borxhin e marrë. Pasi është lënë i lirë, 34-vjeçari D.Xh.ka bërë kallëzim në polici, duke bërë të mundur arrestimin F.K.. Tashmë për të rëndon akuza e “Heqjes së paligjshme të lirisë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale" Heqje e paligjshme e lirisë". Ky shtetas, në lagjen nr.13, për motive pronësie, ka mbajtur rreth 1 (një) orë, në mjet,  pa dëshirën e tij shtetasin D.Xh., 34 vjeç, banues në Lezhë", njofton Policia.