DURRËS- Dy persona janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë mbyllur në dhomë dhe kanë goditur me sende të forta një 35-vjeçar.
Të arrestuarit janë T. C., 33 vjeç dhe E. C., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. L., banues në Durrës, duke e mbajtur disa kohë në një dhomë në banesën e E. C. I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Plagosja e rëndë me dashje" e kryer në bashkëpunim.